Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Veriu i Shqipërisë tronditet nga 3 lëkundje tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Veriu i Shqipërisë tronditet nga 3 lëkundje tërmeti, ja ku

Veriu i vendit tonë është tronditur nga tre lëkundje tërmeti që janë ndjerë gjatë orëve të para të mëgjesit.

Instituti i Gjeoshkencave raporton se lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut, 28 km në veri të Shkodrës.

Më pas i dyti u ndje në orën 04:28, 14 km në verilindje të Koplikut, me magnitudë 2.1.

Dhjetë minuta më pas është ndjerë dhe lëkundja e tretë me magnitudë3.4, 2 km në verilindje të Koplikut. 

Veriu i Shqipërisë tronditet nga 3 lëkundje tërmeti, ja ku

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore