Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja?!”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta, se mund të jetë e ndershme…

“Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ndërsa ‘e lidh’ këtë ngjarje edhe me çështjen McGonigal.

Mes batutave, Berisha, i vendos emrin e të dashurës së McGonigal, Allison Guerriero, e cila edhe zbuloi aferat e përfshira të ish-zyrtarit të FBI-së, si ‘Rozeta’, pastruesja që vodhi në banesën e Alda Klosit.

“Habia Gonigal është kjo! Si ka mundësi që ky njeri të operojë dy vite në Shqipëri me intensitet të madh dhe në fund ta zbulojë dashnorja e tij. Rozeta të themi. Të më falë Rozeta, se nga ana morale mund të jetë e ndershme, pavarësisht se ka vjedhur. Rozeta nuk ka vjedhur, por të gjitha trajcat me para i ka marrë me urdhër të Alda Klosit. Si mundet një grua, pa njohuri të tilla, që të hapë një kasafortë. Por kodin Rozetës ia dha Alda. E kuptoni apo jo?! Ajo zbatoi urdhrat, çoi të fsheh jo 120 mijë, por 700 mijë euro të vjedhura”, tha Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore