
VENDIMI/ Nga 4 Janari mund të hyni në punë vetëm me Certifikatë Vaksinimi
Vendimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë botuar në fletoren zyrtare. Nisur nga 4 Janari të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësve të supermarketeve dhe të qendrave tregtare do mund të vazhdojnë punë vetëm nëse paraqesin certifikatën e vaksinimit të lëshuar nga e-Albania që vërteton vaksinimin e plotë, në formë dixhitale apo të printuar.
Nëse nuk jeni të pajisur me certifikatën, duhet të paraqisni çdo 5 ditë test PCR-je, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk jeni mbartës të infeksionit Sars-Cov-2.
Të gjithë ata që kanë kaluar Covid mund të paraqiten në punë me certifikatë shërimi Covid-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit.
Nga paraqitja e këyre tre dokumenteve përjashtohen personat që kanë dokument mjekësor të lëshuar nga mjeku për mosaplikimin e vaksinës.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




