Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vendimi i Biden për përfshirjen e atleteve trasgjinore në sportet e vajzave, Nard Ndoka: Jashtë realitet shqiptar

Vendimi i Biden për përfshirjen e atleteve trasgjinore në sportet

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në ditët e tij të para më detyrë ka miratuar një urdhër ekzekutiv anti-deskriminim që do të detyrojë shkollat që të përfshijnë atlete transgjinore në sportet e vajzave.

Urdhri, i titulluar Parandalimi dhe Luftimi i Diskriminimit mbi Bazën e Identitetit Gjinor ose Orientimit Seksual, u nënshkrua vetëm disa ore pasi Biden mori detyrën.

Ky është vendim i parë që ka ngjallur polemika mes radhëve te amerikaneve. Disa grupime prindërish konservatore kanë reaguar duke thënë se nuk do te lejonin fëmijët e tyre ne tualet me transgjinore.

Ky vendim i presidentin amerikan u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku i ftuar ishte edhe politikani Nard Ndoka.

Kreu i Partisë Demokristiane u shpreh se u surpriza nga vendimi i Joe Biden. “Ai u mor me çështjen delikate si atë të emigracionit, çështjen e Meksikës. I kishte premtuar gjatë fushatës së tij elektorale”, tha Ndoka.

I pyetur në lidhje me vendimin për trasgjinorët, politikani tha se “një gjë e tillë është jashtë realitet shqiptar”.

“Është ndryshimi i filozofisë. Janë fenomenet sociale, familja, tradita e saj. Në përgjithësi republikanët kërkojnë të drejtat e njeriut. Ne kemi mjaft problematika për të drejtat e njeriut. Ne duhet të krijojmë kushte për invalidët. Nëse kërkon një trasgjinor që të futet në banjat e femrave, këtu në Shqipëri nuk kemi kushte për një person me aftësi të kufizuara.Jemi jashtë realitetit shqiptar”, tha Ndoka.

Më pas kreu i Partisë Demokristiane shtoi se “është i mbështetur në vlerat e familjes. “Një trasgjinor ka probleme edhe me prindërit që e kanë lindur. Duhet ta kenë lirinë e tyre që të mos ndihen të diskriminuar. Nëse ata kanë dëshirë që të ndryshojnë gjini, duhet edhe të ketë një procedurë ligjore dhe gjendjen civile”, përfundoi Ndoka.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore