
Vendi i mbërthyer nga rrebeshet dhe përmbytjet/ Ministri i Mbrojtjes: Kjo bashki duhet të paralajmërojë qytetarët
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për të treguar se si do vijojë situata e motit në vend nga sto deri në datën 21 janar.
Bëhet me dije se priten reshje shumë intensive dhe me shtrëngata në disa qarqe, që do jenë më problematike në Veri të vendit. Ministri gjithashtu tha se Bashkia e Shkodrës ka marrë lajmërimin që të paralajmërojë qytetarët që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
“Për ditën e sotme, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër e Kukës, intensive në Dibër e Lezhë e mesatare në qarqet e tjera. Reshjet pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Vlorë.
Në gjithë zonat e tjera të vendit reshje intensive me intensitet më të lartë në veri të vendit. Prurjet në kaskadën e Drinit do pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës sot e deri në 21 janar do kenë rend rritës.
Rritje gatishmërie të strukturave të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim rezervuare infrastrukturë rrugore, furnizim me energji elektrike.
Bashkia Shkodër ka marrë nevojën për marrje masa për paralajmërimin e popullsisisë veçanërisht në zonat e Nën Shdodrës, në Rrethina etj të marrë masa për monitorimin e lumenjve të Bunës, Kirit dhe Drinit”, tha Peleshi.





E RËNDË/ Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




