Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina italiane anti-Covid kalon fazën e parë: Nxit përgjigje të fortë imunitare ndaj virusit

Vaksina italiane anti-Covid kalon fazën e parë: Nxit përgjigje

Italia është një tjetër hap më pranë prodhimit të vaksinës së vet anti-Covid. Covid-eVax, vaksinë e zhvilluar me teknologjinë e ADN po zhvillohet nga kompanitë Takis dhe Rottapharm Biotech.

Shkencëtarët italianë thonë se në fazën e parë të eksperimentimin të dhënat e përftuara janë më shumë se optimiste. Ata deklarojnë se vaksina është rreth 90 për qind efikase, por për dallim nga vaksinat e tjera nuk ka asnjë efekt anësor, apo rrezik për njerëzit.

“Rezultatet e para janë shumë favorizues”, shpjegon Lucio Rovati, President dhe drejtor shkencor i Rottepharm.

Problemi i shkencëtarëve italianë është se faza e dytë e eksperimentit nuk mund të vijojë sipas planifikimeve të tyre për shkak se është e vështirë të gjenden vullnetarë të pavaksinuar me vaksina që kanë marrë aktualisht autorizimin emergjent të përdorimit.

Nisur nga kjo, ideja e hedhur nga italianët është që vaksina e tyre të përdoret si dozë e tretë përforcuese për personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinave ekzistuese, pavarësisht nëse janë Pfizer, apo AstraZeneca.

“Po mendojmë për alternativat. Reaksioni i fortë imunizues që shkakton vaksina Covid-eVax kërkon që të testohet si dozë e tretë, kur niveli i antitrupave te personat e vaksinuar me dy doza të vaksinave ekzistuese të kenë rënë”, thotë Rovati.

Italianët thonë se vaksina e tyre është e bazuar te teknologjia e ADN-së, që do të thotë se ajo nxit organizmin që të “rikujtojë” virusin dhe të reagojë më me shpejtësi se sa me vaksinat e tjera.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore