Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I riu shqiptar vdiq në burgun francez/ Vëllai tregon bisedën e fundit: Autoritet s’na thanë të vërtetën, kërkoj...

I riu shqiptar vdiq në burgun francez/ Vëllai tregon bisedën e

Francë- I arrestuar për vjedhje, 29-vjeçari shqiptar Refik Mata, u gjet i pajetë  më 17 dhjetor 2021, brenda qelisë së burgut të  Tarascon në Francë. Autoritet  franceze deklaruan paraprakisht se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ndryshe mendojnë familjarët e të ndjerit.

Lidhur më këtë ngjarje të rëndë, familjarët e Refiku Matës kërkojnë drejtësi dhe të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut të tyre të dashur.

Së fundmi vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për Abc hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë, ndërsa shton se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen.

Bekim Mata tregon momentet e fundit dhe bisedat me Refikun, në dhjetor të vitit të kaluar. Bekimi shprehet se vëllai i tij kishte një telefon në qeli dhe komunikonte thuajse çdo natë me të dhe me familjen. Edhe natën tragjike, Bekimi kishe komunikuar me Refikun deri në mesnatë. Më pas Refiku kishte komunikuar me një mik të tij deri në orët e para të mëngjesit të 17 dhjetorit. Sipas Bekimit, vëllai i tij nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim si dhe nuk kishte asnjë arsye për tu vetëvrarë. Ai ka një apel të fortë për shtetin shqiptar dhe autoritete përkatës. Ai kërkon të paktën një shpjegim zyrtarë nga autoritet franceze për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 29-vjeçarit.

“Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme. I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi.  E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi.  Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze.” thekson Bekim Mata.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore