Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Veç me e lanë me shku te baba”/ Detaje tronditëse, Hamide Magashi e kishte paguar ish-bashkëshortin që ta linte të qetë

“Veç me e lanë me shku te baba”/ Detaje tronditëse,

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë, ku Sokol Halili, i mori jetën ish-bashkëshortes së tij shtatzënë, Hamide Magashi.

Magashi e kishte denoncuar në hetuesi ish-bashkëshortin e dhunshëm ndërkohë që në dosjet kundër tij përmendet dhe një fakt tjetër që tregon tentativën e viktimës për të shpëtuar nga Halili.

Në dosje thuhej se e ndjera i kishte ofruar para ish-bashkëshortin vetëm që ai ta linte të qetë. Madje ky fakt ishte përmendur edha para gjykatës.

Në një procesverbal përshkruhet se Sokol Halili i kishte thënë gjykatësit që gruaja e tij i ka ofruar para për ta lejuar që të shkojë në shtëpi.

“Më ka premtu një shumë të madhe të pareve veç me e lanë me shku te shtëpia e babës, më ka thanë martohu me kë të duash, vetëm më lë rehat mua dhe fëmiun”- përshkruhet në procesverbalin gjyqësor të cilin e ka siguruar KALLXO.com.

Madje para gjyqtarit, i dyshuari kishte deklaruar se nuk do ta linte të lirë Hamide Magashin me asnjë kusht, pasi nuk do lejonte që fëmijën e tyre pas lindjes ta mbante e ndjera.

Të gjitha këto deklarata i kishte bërë i dyshuari Sokol Halili në kohën kur në Gjykatë po shqyrtohej kërkesa për mbrojtjen e viktimës. Ndërkaq deklaratat e viktimës para hetuesisë tregonin se ajo  kishte raportuar dhunën e vazhdueshme me të cilin ishte përballur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore