Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vdiqën tragjikisht teksa ktheheshin nga Durrësi, 2 të rejave iu jepet lamtumira/ Mesazhi RRËQETHËS i shoqes së 24-vjeçares

Vdiqën tragjikisht teksa ktheheshin nga Durrësi, 2 të rejave iu

I është dhënë lamtumira e fundit dy vajzave që humbën jetën në orët e para të ditës së djeshme në një aksident tragjik teksa kteheshim nga Durrësi për në Tiranë pasi kishin konsumuar darkën atje.

Vdiqën tragjikisht teksa ktheheshin nga Durrësi, 2 të rejave iu

Dy të rejat, Silva Gjergji nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi nga Durrësi humbën jetën në vend pas përplasjes së makinës së drejtuar nga 26-vjeçari Arbër Tivari.

Fillimisht, shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila u përplas me barrierat mbrojtëse, ndërsa më pas doli nga rruga duke shkaktuar edhe tragjedinë. Mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta dhe prekëse për dy vajzat.

“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii” shkruan një nga shoqet e saj.

Tivari është një emër i njohur në Durrës për drejtësinë. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Vdiqën tragjikisht teksa ktheheshin nga Durrësi, 2 të rejave iu

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore