Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vdiq pas aksidentit/ Gjimnazi ‘Qemal Stafa’ shpreh ngushëllime për 16-vjeçarin: Të duam shumë Flavio, sot jemi në lot të gjithë

Vdiq pas aksidentit/ Gjimnazi ‘Qemal Stafa’ shpreh ngushëllime

Pas një aksidentit tragjik në Luginën e Patokut, ka ndërruar jetë në spital 16-vjeçari Flavio Mankollari.

Kujtojmë që Mankollari i cili ishte nxënës ekselent në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në aksident bashkë me katër të tjerë, por nuk mundi t’ia dalë dot për shkak të plagëve të marra.

Për këtë ngjarje të rëndë  Gjimnazi “Qemal Stafa” ka shprehur ngushëllime përmes një mesazhi tepër të ndjerë në rrjetet sociale. Mësuesit shkruajnë se 16-vjeçari ishte nxënës i dalluar dhe kishte përfunduar vitin e parë me të gjitha 10-ta.

“Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme.

Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik …

Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!

Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë!  U prehsh në paqe yll i bukur!”– thuhet në postim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore