Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vdiq në aksidentin e rëndë/ Ky është shqiptari i njohur si 'GIZA' nga Policia, merrej me ... (DETAJET)

Vdiq në aksidentin e rëndë/ Ky është shqiptari i njohur

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Padova të Italisë. Sipas mediave italiane, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit, një grua dhe dy burra. Mes viktimave është edhe shqiptari, 45-vjeçari Eduard Ndoj, me banim ne Pontelongo.

Eduard Ndoj, me nofkën Giza, jetonte në Pontelongo dhe ishte i njohur në zonën e Piovese. Dyzet e pesë vjeç, me origjinë shqiptare, ishte i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës. Mësohet se ai ishte një entuziast i madh i motorëve dhe makinave me motor të madh. Mjeti 'Audi A6' në të cilin të tre viktimat gjetën vdekjen, është e njëjta makinë që ishte protagoniste e fotove dhe videove që Ndoj shpërndante në Facebook dhe Instagram. Postimi i fundit daton më pak se 24 orë para aksidentit në të cilin mbeti i vrarë.

Viktimat e tjera janë Martina Pagnin, 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 ??vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.

Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore