
Vdekja e epidomiologut nga Covid, fjalët prekëse të shefes së ISHP: Na fal Vili, që s'të shpëtuam
Një tjetër mjek në vendin tonë humbi jetën nga Covid. Epidemiologu i njohur Vilson Topulli nuk mundi ta fitojë betejën me virusin.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin Shëndetësor Publik, Silva Bino përmes një statusi në Facebook shkruan fjalë prekëse për Topullin.
“Kjo pandemi na mori kolegun tonë Vilson Topulli. Ai ishte historia dhe kujtesa e ISHP”,- shprehet Bino.
"Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot," shkruan më tej ajo.
Statusi i plotë
Kjo pandemi na mori sot kolegun tone te palodhur Vilin, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik.
Nje njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP.
Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore. Ne nje nga shenimet qe shkruante gjeta: Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale.
Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty.


SPAK kundër lirimit të kardiologut Prifti, gjyqtarja Hoxha kërkon lirinë
Historia e plotë >

Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD zgjedh kryetarin e ri të partisë
Historia e plotë >
Gjykata i pranon kërkesën, gjykim i shkurtuar për ish-kryeprokurorin
Historia e plotë >



Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


