Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vdekja e 55-vjeçares nga Vlora, ministria: Ja sa persona janë të intubuar dhe në terapi intensive

Vdekja e 55-vjeçares nga Vlora, ministria: Ja sa persona janë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në dy spitalet COVID po trajtohen aktualisht 122 pacientë të konfirmuar si të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, në terapi intensive po trajtohen aktualisht 19 pacientë, ndërsa të intubuar janë 3 pacientë.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. 

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.

Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore