Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë! Do të bëhet eksperiment për agjentë kimikë!

Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon

Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar. Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë.

Burime nga Prokuroria e Kavajës për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se për hetime më të plota dhe më të specializuara, do të përfshihet dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, posaccërisht Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Kërkohet nga kjo Agjenci e ushtrisë që ekspertët e saj të zhvillojnë një eksperiment për të provuar nëse turistët rusë janë helmuar apo jo me agjentë kimikë.

Prokuroria e Kajavës bën me dije për Report Tv se është ende shumë larg gjetjes së shkakut të vdekjes, asfiksi për shkak të saunës apo vrasje e mundshme.

Prokuroria e Kavajës nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim. Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë ende dhe ende nuk është nuk ka një përfundim zyrtar.

Çfarë është Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) është institucion i cili organizohet dhe funksionon në mënyrë të centralizuar, si strukturë në nivel drejtorie të përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, me struktura varësie në territoret ku kryejnë veprimtarinë Forcat e Armatosura, brenda dhe jashtë vendit sipas zonave të përgjegjësisë dhe zonave të interesit.

AISM është person juridik publik, në varësi të ministrit të Mbrojtjes dhe funksionon bazuar në ligjin nr. 65/2014 “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”. Agjencia ka stemën dhe flamurin e vet, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe ka numrin kodik dhe atë luftarak, sipas përcaktimeve të autoriteteve ushtarake.

Agjencia vepron në fushën e Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë aktive e Forcave të Armatosura, duke i mbështetur në misione në kuadër të NATO, BE dhe OKB. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ushtron kompetencat e saj mbi veprimtari që lidhen me kërcënime ose rreziqe që synojnë të cenojnë, ose cenojnë Forcat e Armatosura në realizimin e misionit të tyre kushtetues.

AISM është pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundërinteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak.

Si ndodhi ngjarja?

Më 15 tetor u gjetën 4 rusë të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë. Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i familjes nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç. Familja u gjend në Shqipëri pas një turi në të gjithë botën, në vendet me të synuara nga turistët, çka e kanë ilustruar me shkrepjen e fotove dhe reklamimin e tyre në rrjetet sociale.

Në hotelin “Gloria” në Qerret, familjarët erdhën nga Ohri, dhe dita e parë e tyre në vendin tonë, u kthye në tragjedi. Kishin revervuar dhe kishin kërkuar t’i bënin gati pishinën dimorore, që stafi i hotelit e hapi brenda ditës duke përdorur klor për ujin e pishinës. Ishte po stafi që i gjeti të gjithë të pajetë, një me këmbët në ujë, dy prej tyre në shezlong dhe tjetrin mes pishinës dhe saunës, pa mundur të konsumojnë as ushqimin dhe pijet që kishin porositur. Aleksandri, i cili tashmë ka mbetur i vetëm, përfaqësues i një kompanie medicinale, erdhi në Shqipëri për të tërhequr trupat e pajetë të familjarëve. Vajza, Ekaterina, ishte menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, ndërsa mediat ruse pak detaje japin për kryefamiljarin, i cili nga disa media shqiptare u përfol të ishte ish-gjeneral, ndërsa për bashkëshorten e tij thuhet se ishte mësuese.

Hetimet
Pas vdekjes së rusëve që policia fillimisht tha se u asfiksuan brenda saunës, u përfol për përdorim të lëndëve narkotike dhe alkolit, apo edhe helmimit me agjentë biologjikë, humbja e familjes që erdhën të pushojnë në Shqipëri, është ende një ekuacion i pazbërthyer, në pritje të shkakut zyrtar të vdekjes që mund të nxjerrin ekspertët mjeko-ligjore/ Burimi shqiptarja.com

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore