Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vdiq nga Covid se nuk iu ofrua shërbimi, Urgjenca del me sqarim: Para tre ditësh 27-vjeçari…

Vdiq nga Covid se nuk iu ofrua shërbimi,  Urgjenca del me sqarim: Para tre

Pas disa lajmeve në internet se 27-vjeçari nga Kavaja nuk e kishte marrë ndihmën mjekësore menjëherë, ka reaguar Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore duke bërë një sqarim për publikun.

Sipas Urgjencës, pas telefonatës së marrë ka shkuar “ekipi mjekësor i spitalit të Kavajës dhe pasi e ka bërë vizitën mjekësore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog.

Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjeksor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar”.

Siç raportoi ministria, Urgjenca thekson se: “27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19”.

REAGIMI I PLOTE

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik në lidhje me humbjen e jetës së 27 vjeçarit nga Kavaja.

QKUM ngushëllon familjarët për hubjen e jetës së djalit 27 vjeçar.

Lidhur me dezinformimin e përhapur në media se të riut i është mohuar shërbimi mjekësor, sqarojmë si vijon:

Pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00.

Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B. Ka shkuar ekipi mjeksor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjeksore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog.

Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjeksor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar. (rekordet bashkëlidhur).

Duke hedhur poshtë cdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjeksore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin.

27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.

Vdiq nga Covid se nuk iu ofrua shërbimi,  Urgjenca del me sqarim: Para tre

Vdiq nga Covid se nuk iu ofrua shërbimi,  Urgjenca del me sqarim: Para tre

Vdiq nga Covid se nuk iu ofrua shërbimi,  Urgjenca del me sqarim: Para tre

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore