
Vazhdon ironia mes Taulant Ballës dhe Erjon Braçes! Kësaj here nisi për një...byrek me gjizë
Kunja dhe ironi mes socialistëve në Fier, për...një byrek. Dita sot nisi me një postim të drejtuesit politik të qarkut të Fierit dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit publikoi një foto në rrjetet e tij sociale, duke ngrënë në një nga vendet më të njohura të qytetit, ndërsa nuk e kurseu as pozën.
Taulant Balla: Mirëmëngjes çdo ditë takimet në Lushnje fillojnë herët, por pas një ndalese tek Vila Met Cela ku byreku dhe kosi janë të shkëlqyer. Ndërsa udhëtoni pranë Lushnjes, ka shumë e shumë arsye për t’u kthyer për një ndalesë në Qytetin e bukur të Kongresit.
Përgjigjia, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i erdhi nga Erion Braçe, deputet i zonës, i cili po në një postim shkruante se nuk e konsumonte byrekun duke thumbuar edhe qeverinë. Sipas tij, ai kishte dijeni se më çfarë prodhohej gjiza, duke risjellë edhe njëherë debatin për qumshtin pluhur për të cilin pati përplasje edhe me Ballën, por edhe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.
Erion Braçe: Shirat rikthehen e bimet ne toka nuk duhet te kalben prej lageshtires! Ne Goricaj, me Avni Sulen dhe punetoret e Bordit, per punen e perditshme; NUK NDALET! VO: Aaaa ndjese qe nuk po ha byrek; jo per gje po di me cfare behet gjiza!






Alpinistët serbë rrëshqasin gjatë kalimit nga Valbona në Theth, 1 i plagosur
Historia e plotë >
E RËNDË në Tiranë/ Gjendet e pajetë një grua, detajet e para
Historia e plotë >

Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel/ Çfarë ndodh me monedhat e tjera? Këmbimi valutor për sot

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta përpara

Dita nis me kthjellime, si do të jetë moti për ditën e sotme
Aktualitet




