
Vazhdojnë aksidentet/ "Çmendet" shoferi në Lezhë, makina hyn në lokal e plagos klientin
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin Elbasan Metalurgji për pasojë është plagosur një vajzë.
Dy mjete janë për përplasur kokë më kokë ndërsa policia mendon se shkak është një parakalim i gabuar. Drejtuesja e mjetit tip xhip është dërguar me spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje janë ekspertet dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Një aksident ka ndodhur në fshatin Tresh në Lezhe. Një makinë ka humbur kontrollin e mjetit duke bërë që makina ta përfundojë në verandën e një lokali dhe më pas është përplasur me një mur. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili po konsumonte kafe në lokal.
Në Shkodër u arrestua një 47-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje, mbrëmjen e kaluar në aksin Shkodër-Koplik. Ai shtypi një kalimtare 31-vjeçare nga Shtoj i Ri, e cila po lëvizte me biçikletë. Aksi Shkodër-Koplik mbetet një nga akset më problematike në Shqipëri dhe shkak është errësira në këtë rrugë.







EMRI/ Tmerrohet gruaja italiane, gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar
Historia e plotë >

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




