Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vaksinimi në Durrës/ Rama batuta me Silva Binon: Burrat janë më frikacakë se gratë

Vaksinimi në Durrës/ Rama batuta me Silva Binon: Burrat janë

Ka nisur sot në qytetin e Durrësit procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se përzgjedhja e personave që do vaksinohen bëhet nga mjeku i familjes.

Ndërsa, shefja e epidemiologjisë, Silva Bino është shprehur se në qendrën e vaksinimit në Durrës kanë ardhur më shumë burrat se gratë, e këtu kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat, duke thënë se "burrat janë më të trembur".

Biseda

Bino: Vetëm burrat kanë ardhur
Rama: Pse?
Bino: Se di, burrat vijnë kryesisht para grave
Rama: Janë më frikacak prandaj
Bino: Mesa duket po
Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë
Bino: Prisja të gjeja më shumë gra
Qytetari: Kam ardhur vullnetarisht
Rama: Këtu kanë ardhur të gjithë vullnetarisht, keni ardhur para grave. Se ne burrat jemi më të trembur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore