Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vaksina anti-COVID/ Mjeku: Nuk do na shpëtojë, por do uli vdekjet, imuniteti zgjat...

Vaksina anti-COVID/ Mjeku: Nuk do na shpëtojë, por do uli vdekjet,

Mjeku Ardian Jorgji, ekspert i sëmundjeve që prekin aparatin e frymëmarrjes, tha se mendimet shkencore për iminutetin që i siguron trupit vaksina kundër COVID, janë të ndara.

Në një lidhje me Skype për “Ftesë në 5”, mjeku u shpreh se disa mendojnë se imuniteti zgjat nga 3 deri në 4 muaj, ndërsa disa të tjerë e çojnë deri në 6.

Ndërsa solli shembullin e Izraelit, që është më përpara  se çdo vend tjetër me fushatën e vaksinimit, Jorgji u shpreh se sipas tyre, vaksina nuk do na shpëtojë, pro qëllimi është të ulet numri i vdekjeve dhe i pacientëve të intubim.

I pyetur për riinfektimet, mjeku tha se ka prova që ekziston, pro shtoi se rastet nuk janë të shumta.

“Ndahen opinionet shkencore. Disa mendojnë se imuniteti nga vaksina zgjat deri në 3-4 muaj, disa mendojnë deri në 6. Ju mendoni shumë shkurt, por në botë nuk ka një vaksinën që të mbron 100%. Ofrojnë nga 65-95% mbrojtje. Fëmijët janë grup rreziku, a duhen vaksinuar apo jo, po diskutohet në botën shkencore, Pfizer në fillim kishte grupmoshën mbi 18-vjeç, e uli në 16-vjeç dhe ka filluar studimin për moshën 12-vjeç. Izraeli thotë se vaksina nuk do na shpëtojë, por të kemi sa më pak të vdekur sa më pak të intubuar. COVID ka ende shumë të panjohura. Riinfektimi ekziston, ka prova. Rastet nuk janë të shumta, por janë të konstatuara”, tha mjeku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore