Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Unë s’e lëshova karrigen time“/ Meta: Turp të keni që dogjët mandatet, përfshirë dhe mikun tim Vasilin!

“Unë s’e lëshova karrigen time“/ Meta: Turp të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarë të Vlorës, ku ka  rikthyer edhe njëherë çështjen e djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Ai tha se i kishte paralajmëruar ish-drejtuesit e LSI se ky do të ishte një kurth, ndërsa shtoi se çështja e detit me Greqinë do të rikthehet sërish në shtator. Sipas Metës, kryeministri Edi Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.

"Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, është një çështje tjetër që do hapet fort në shtator, është bërë si avokati palës tjetër, këtë e bën jo se do të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, por i intereson për pazaret që ka bërë me kompanitë për shpimin e gazit, e sa e sa akte të tjera që janë të rënda… të gjitha këto ka ndodhur sepse s’ka pasur opozitë, se Basha ishte i blerë. Trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet Ore trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet, PD-LSI, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasili. Turp të keni. Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, mandatet është një kurth, e provuan ata po unë nuk e lëshova zyrën time."- tha Meta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore