Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ulje e ndjeshme temperaturash, shi dhe breshër, çfarë do ndodhë me motin në fundjavë

Ulje e ndjeshme temperaturash, shi dhe breshër, çfarë do

Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur nga dita e nesërme. Sipas sinoptikanëve gjatë ditës së premte moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe breshër në disa zona malore, si dhe me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat nuk priten t’i kalojnë 30 gradë celcius.

Ndërkohë sa i përket ditës së shtunë dhe të diel temperaturat do të vijojnë të ulen edhe më tej, ku do të arrijnë në 27 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale.

Gjithashtu përgjatë fundjavës priten rrebeshe shiu në të gjithë territorin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore