
“Ul nivelin tim” / Ngjela ngrihet në studio: Ky nuk di se çfarë është personi juridik
Avokati Spartak Ngjela dhe Lisandër Hoxha, pjesë e lëvizjes së Sali Berishës për të marrë kontrollin e Partisë Demokratike u përplasën në Politiko këtë të premte.
Përplasja nisi kur Lisandër Hoxha tha se Lulzim Basha nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe se ai nuk ka asnjë demokrat pas vetes.
Por, Ngjela e interpretoi posedimin e partisë nga ana juridike.
“Nuk mund të rri në një tavolinë me një që nuk di se çfarë është personi juridik dhe struktura juridike. Kjo ul nivelin tim. Nuk mund të pranoj unë të ulem me një njeri që nuk njeh ca është personi juridik dhe struktura juridike. I vetmi person juridik që është zgjedhur normal, është vetëm Lulzim Basha dhe ekipi i tij. Ai është personi juridik”, tha Ngjela.
Avokati sqaroi se për këtë qëllim kërkohet regjistrimi në gjykatë i partive dhe sot, tha ai, Partia Demokratike e ligjshme dhe e njohur nga gjykata është me kryetar Lulzim Bashën.
“Lëvizja e Berishës është lëvizje klandestine”, tha ai.
Lisandër Hoxha e kundërshtoi, ndërsa Ngjela i sfidoi që t’i shpjegonte se çfarë do të thotë person juridik.
“Nuk e di”, i tha Hoxha, përgjigje që shkaktoi edhe reagimin e avokatit Spartak Ngjela që u ngrit për t’u larguar nga studio, para se Alfred Lela të ndërhynte për një hapësirë publicitare për të qetësuar tensionet në studio.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




