Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Udhëtimi i “vdekjes” për Angli/ Shqiptarët paguan 20 mijë euro, por s’iu dha bukë e ujë (Foto)

Udhëtimi i “vdekjes” për Angli/ Shqiptarët paguan 20

Francë- Kontrabandisti James Wisbey është arrestuar gjatë transportit në mënyrë të paligjshme të emigrantëve shqiptarë përtej Kanalit Anglez nga Franca.

 Mediat e huaja shkruajnë se tetë shqiptarë paguan 20 mijë euro, por kushtet në të cilat udhëtonin ishin të tmerrshme. James Wisbey u përpoq t’i kalonte emigrantët përtej Kanalit Anglez nga Franca, vitin e kaluar por u përmbyt në Teignmouth.

Rojet bregdetare kishin monitoruar jahtin, ndërkohë policia dhe zyrtarët e emigracionit i arrestuan ata menjëherë. Autoritetet treguan se emigrantët shqiptarë ishin të uritur dhe të tmerruar, pasi edhe pse kishin paguar shumën e madhe ishin mbajtur në kushte mjerimi. Mjeti i lundrimit me të cilin udhëtonin nuk kishte pajisje shpëtimi, kishte vetëm një shtrat për të fjetur, një sallon të vogël dhe një tualet të vetëm detar.

Udhëtimi i “vdekjes” për Angli/ Shqiptarët paguan 20

Një prej emigrantëve ishte përpjekur të kërkonte ndihmë pak para mbytjes së anijes, por Wisbey u dëgjua duke u thënë atyre të mbyllnin telefonin dhe rrëmbeu telefonin. Pamjet nga një helikopter i rojes bregdetare, të filmuara disa orë më parë, treguan se anija anohej në det nga era dhe valët.

Tetë shqiptarët arritën të dilnin në breg dhe kaluan linjën kryesore hekurudhore Paddington në Penzance përpara se të ngjiteshin në një shkëmb, ku një bashkëpunëtor shqiptar po priste me një furgon. Por Policia dhe zyrtarët e Forcave Kufitare i arrestuan të gjithë.

Një gjykatës në Gjykatën e Exeter Crown i përshkroi veprimet e Wisbey si cinike, të tmerrshme dhe të pafalshme, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të. Wisbey, 55 vjeç, pranoi se kishte thyer rregullat e emigracionit dhe është dënuar me 5 vite e katër muaj burg. Po ashtu, nga të dhënat telefonike u zbulua se Wisbey kishte mbajtur kontakte me organizatorin shqiptar, Indrit Bahrani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore