Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U vra pasi mbrojti një vajzë nga dhuna/ I jepet lamtumira 23-vjeçarit shkodran në Itali

U vra pasi mbrojti një vajzë nga dhuna/ I jepet lamtumira

Emanuel Rroku nga Shkodra është identiteti i viktimës që mbeti i vrarë në Milano pasi mbrojti një vajzë nga dhuna.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 shtatorit ku 34-vjeçari Rigels Gjinaj vrau për vdekje 23-vjeçarin Emanuel Rroku si dhe plagosi një 30-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në një lokal pas një sherri mes dy grupesh të rinjsh që degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Sherri nisi pasi Rigelsi po dhunonte një vajzë, në atë moment Emanueli ka ndërhyrë të shpëtojë vajzën, por ky veprim nuk i ka pëlqyer Gjinajt dhe ka shtënë në armë drejt Rrokut.

Ndërkohë Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte më 23 shtator, ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut.

Kryebashkiaku Fabrizio Allevi, shprehet se vendimi i administratës është marrë për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shqiptarit Emanuel.

Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore