Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U vra nga ish-burri/ Vera Myrtaj prej 8 vitesh në Itali, njërën prej vajzave e kishte me aftësi ndryshe

U vra nga ish-burri/ Vera Myrtaj prej 8 vitesh në Itali, njërën

Vera Myrtaj është 37-vjeçarja shqiptare e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar pasi ai nuk ishte dakord me lidhjen e saj të re.

Shqiptarja ishte larguar nga Greqia dhe kishte mbërritur në Itali rreth tetë vjet më parë me sugjerimin e dy vëllezërve që kishin kohë që punonin aty. Menjëherë pas kësaj, gruas iu bashkua edhe ish-bashkëshorti për të cilin kishte kërkuar ribashkim. Në vitin 2016, të dy ishin zhvendosur në Spinea, ku kishin banuar në një shtëpi të madhe në via Leopardi.

Një shtëpi në të cilën ndër vite ishin investuar mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare e cila është me aftësi ndryshe dhe në karrocë. Fillimisht, sipas disa fqinjëve, çifti duket se ka qenë i shkujdesur. Pastaj problemet e para u bënë gjithnjë e më serioze. Shqiptari ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj gruas e cila më në fund kishte gjetur forcën ta linte dhe të fillonte një jetë të re. Prandaj Vera Mirtaj kishte përveshur mëngët, duke punuar edhe më shumë se më parë në hotele të ndryshme në qendrën historike të Venecias.

Sidoqoftë, Covid dhe mbyllja e strukturave të ndryshme në muajt më të vështirë të pandemisë i kishin ngatërruar planet e saj, duke e detyruar atë të qëndronte në shtëpi. Për të mos lejuar që dy vajzat e saj 13 dhe 15 vjeç të kishin probleme e mos t’ju mungonte asgjë ajo kishte filluar të ishte estetiste në shtëpi. Ajo kishte arritur të krijonte një rreth të madh klientësh të cilët thonë vetëm fjalë të mira për të.

Sipas mediave italiane gruaja Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe, e njohur si 'Vera', u nda nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Për një vit e gjysmë ajo kishte gjetur një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit dhe më pas vrau veten. Viktimat janë 37-vjeçarja Vera Myrtaj dhe 23-vjeçari Flonino Merkuri ndërsa vrasësi 41-vjeçari shqiptar Viron Karabollaj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore