
U vra me plumb në kokë/ Xhaxhai i 29-vjeçarit në Kolonjë: Nuk merrej me drogë, babai i dërgoi 5000$...
Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i Sherif Mukës u gjet në malin Gramoz disa ditë më pari, pasi ai ishte zhdukur që prej nëntorit të vitit 2021.
Polcia deklaroi se në kafkën e tij ishte gjetur një vrimë tejshpimi e shkaktuar me armë zjarri, që do të thotë se 29-vjeçari është vrarë dhe më pas është hedhur në vendin ku u gjet pasi aty policia nuk gjeti gëzhoja të armës.
Mister mbeten shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa të afërmit shprehen se 29-vjeçari nuk ishte një djalë problematik.
Xhaxhai i tij ka treguar se ai ishte një njëri i mbyllur, ndërsa hodhi poshtë mundësinë që ai të ishte i përfshirë në punë të ‘pista’ si tregtia e drogës, pasi sipas tij prindërit nga Amerika, i sillnin mjaftueshëm para për të jetuar. Ai tregoi se në muajin tetor, përpara se familja të humbte kontaktet, i kishte dërguar 700$.
“Isha deri dje vonë në Korçë në polici. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pista. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe s’kishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lek nga Amerika. Në qershor i dërgoi babai 5000$, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700$. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur", ka thënë ai.
Megjithatë, burime pë Gazeta SHQIP thonë se 29-vjeçari ishte i varur nga bixhozi dhe ndoshta mund të ketë pasur borxhe, për të cilat nuk i ka treguar gjë familjes, dhe që mund të kenë qenë shkak i konfliktit që solli vrasjen e tij.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




