Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U thirr në SPAK për "Gërdecin"/ Aldo Bumçi: Shkresa me shënimin për Shkëlzen Berishën është...

U thirr në SPAK për "Gërdecin"/ Aldo Bumçi:

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi u paraqit sot në SPAK, ku u pyet nga prokurorët e posaçëm si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit.

Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Bumçi deklaroi se kishte qenë i hapur për këtë çështje gjithmonë, ndërsa u ndal gjatë tek shkresa që hodhi dyshime mbi të, në anë të së cilës ishte shkruajtur emri i Shkëlzen Berishës.

Bumçi mohoi që shënimi të ishte i vërtetë dhe hodhi akuza se ajo është falsifikuar, pasi shkrimi i dorës nuk është i tij. Sipas tij, falsifikimi është bërë për të përfshirë emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, para zgjedhjeve të vitit 2009.

"Qëndrimet e ministrisë së Drejtësisë dhe të miat si ministër Drejtësie janë të dokumentuara në qëndrimet publike që kemi mbajtur në atë kohë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, Ministria e Drejtësisë kishte një sërë vërejtjesh dhe vendimi nuk miratohet. Atëherë vendosen kontakte midis dy ministrive që të merrnin parasysh vërejtjet. Por n qëndrimin zyrtar Ministria e Mbrojtjes i kemi dërguar që nuk kemi vërejtje. Siç e ka MD besoj edhe organet e drejtësisë, përgjigja e dërguar nga ne nuk ka shënime të tilla, veçse me datë dhe protokolle të shënuar. Kur ne i kemi çuar MB që nuk kemi vërejtje del një shkresë që ka një shënim për zotin Shkëlzen Berisha, por kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi. Përgjigja jonë ishte disa ditë më parë se sa shkresa. Nuk kishte nevojë për një shkresë jetë MB sepse ata e kishin shkresën, Por nëse unë kisha nevoja të komunikoja me Shkelzen Berishën do e bëja me faks? S’ke nevojë të çosh. Ministria i kishte shkresat të faktuar, shënimi në cepin e shkresës për zotin Shkëlzen Berisha. Ministri i Drejtësisë lë shënime për vartësit e tij dhe këto shënime të miat janë në shkresa të ministrisë që kam shërbyer. Por nuk ishte as imitim i shkrimit tim. Çështja u shqyrtua kur unë isha deputet i thjeshtë kam ndërmarrë dy akte. Si përgjegjësi politike kam rreshtuar faktet dhe kam bërë kallëzim penal në atë kohë dhe kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nuk ka dy shkrime njësoj, por e theksoj nuk ishte as imitim i shkrimit tim”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore