Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U rrëzua nga shkallët e Kuzum Baba-së/ Ndërron jetë 40-vjeçari në Vlorë (Detajet e para)

U rrëzua nga shkallët e Kuzum Baba-së/ Ndërron jetë

Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në shkallët e Kuzum Baba-së, ku 40-vjeçari është rrëzuar. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore