Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U qëllua me 20 plumba/ Policia arreston biznesmenin që u plagos në Sarandë, ja arsyeja

U qëllua me 20 plumba/ Policia arreston biznesmenin që u plagos

Policia ka vënë në pranga biznesmenin Spiro Iljadhi i cili mbeti i plagosur një ditë më parë, pas një sherri me disa persona.

Policia thotë se pronari i lokalit u shoqërua për shkak se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre autorëve të plagosjes së tij, Redjan Hadërit, i cili u arrestua ditën e sotme, dhe 2 vëllezërve Andrea Caushi  35 vjeç dhe Visi Caushi 33 vjeç.

Ndërkohë “Orange”, lokali i njohur i Spiro Iljadhit, i cili u plagos si pasojë e një breshërie plumbash që u derdh në drejtim të tij, mëngjesin e ditës së djeshme, sot është tentuar të digjet.

Personi që e ka tentuar ta djegë, por është konstatuar nga policia duke mos e lejuar të realizojë qëllimin, quhet Luan Obzova, person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore