Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

U qëllua disa herë për vdekje me “shotgun”, Policia gjen bllokun sekret të fajdeve të 76 vjeçarit, nis marrja.../ DETAJE

U qëllua disa herë për vdekje me “shotgun”, Policia

Lulash Qepuri, 76 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri “shotgun” në lokalin në pronësi të tij. Ngjarja ndodhi në në fshatin Stom-Golem, Shkodër, ndërsa deri sot nuk ka një autor të ndaluar për këtë vrasje.

Mësohet se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar të paktën 4 herë mbi të moshuarin. 76 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Nga të dhënat rezulton se autori ishte i maskuar dhe në kokë mbante një kapele kashte. Po ashtu nga kontrolli i ambienteve të lokalit dhe banesës policia ka gjetur një bllok në të cilën kishte të listuar disa emra personash ku dyshohet se kishin marrë më fajde te Qepuri.

Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.

Nga mbledhja paraprake e tyre është konstatuar një shumë e majme parash, e ndërsa policia ka nisur me marrjen ne pyetje të këtyre personave,  emrat e të cilëve janë gjetur në bllokun sekret të Qepurit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore