
U pezulluan 7 zyrtarë/ Si u tjetërsua godina në qendër të Tiranës që djemtë t'i merrnin pronësinë nënës së tyre
Shtatë zyrtarë të Kadastrës së Tiranës u pezulluan sot nga detyra me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Brisieda Baraj, Abisa Caka, Drilon Lleshi, Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi, Genc Tufi dhe Elsa Sherja u pezulluan pasi akuzohen se tjetërsuan një godinë në qendër të Tiranës, duke e deklaruar si hotel për të hequr pronësinë nga zotëruesi i saj.
Sipas dosjes hetimore, gjithçka ka nisur pas një konflikti pronësi brenda një familjeje. Elvis Turtulli dhe Endri Turtulli, dy vëllezër mbi të cilët rëndon akuza për veprën penale “Mashtrim”, kanë bërë deklarim të rremë me qëllim që të merrnin pronësinë e godinës nga nëna e tyre, shtetasja V.K.
Në zyrën e ALUIZNIT ata deklaruan se ky objekt, Hotel “Europa” është ndërtim pa leje i ndërtuar ne vitin 1998, gjë që nuk është e vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit të saj, shtetasit B.T, thuhet në dosjen hetimore.
Dy djemtë e të moshuarës, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vjeç.
Në bazë të këtyre deklarimeve të rreme si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




