Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U "përpinë" nga rrjedha e lumit/ Gjenden pas 16 orësh trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër, vajza shpëtoi mrekullisht

U "përpinë" nga rrjedha e lumit/ Gjenden pas 16 orësh

Janë gjendur pas 16 orësh trupat e dy personave të zhdukur një ditë më parë në Shkodër. 

Kujtojmë se dy viktimat ishin babë e bir teksa automjeti me të cilin po udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e lumit. 

Kujtojmë se në makinë ishte dhe vajza e cila ka shpëtuar mrekullisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore