Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U nis të vriste politikanët, VIDEO kur "i forti" i Lezhës bënte prova me kallashnikov në servisin e makinave

U nis të vriste politikanët, VIDEO kur "i forti" i

Është siguruar ditën e sotme mediat videoja nga momenti kur 36-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Lezhë, Antonio Leka. 

Në pamje shihet se i riu ndodhet në një servis makinash i armatosur.

Ndër të tjera  36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.

36-vjeçari duket mjaft i nervozuar pranë një makine tip “Audi” teksa përgatit armën në një servis, ndërsa personat pranë tij nuk ndërmarrin veprim fizik për ta ndaluar.

Kujtojmë se 36-vjeçari Antonio Leka, u arrestua ditën e djeshme, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative,gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore