Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“U mblodhën si dasmorë”/ Rama tallet me mitingun e PD: Luli i la në të ftohtë 1 orë se ishte në gjumë

“U mblodhën si dasmorë”/ Rama tallet me mitingun e PD:

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë nuk la pa përmendur edhe mitingun e bërë nga Partia Demokratike.

Ai ironizoi kryetarin e PD, Lulzim Basha, duke thënë se ishte në gjumë prandaj u vonua një orë duke lënë mbështetësit të presin në të ftohtë.

Gjithashtu u shpreh i revoltuar me mbledhjet pa distancë në kohë COVID-i.

“Se si mund të mblidhen në këtë kohë, ku në fund të fundit dallimit mes përgjegjësisë dhe mungesës së saj e bën një akt fare i thjeshtë, akti i të qenit të kujdesshëm për shëndetin. Dhe mbi të gjitha të qenit respektues ndaj kryeqytetit, me makina dhe me dasmorë që kanë vënë përpara një dhëndërr që vonohet një orë.

Merreni me mend ça të presësh nga dikush që lë një orë në të ftohtë njerëzit që i mbledh vetë. Natyrisht po flinte gjumë, e la takimin në orën 5, nuk është orë për Lulin që të dalë të presë, është orë për t’u zgjuar,” tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore