Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

E lidhën në pemë dhe e torturuan para vrasjes/ Detaje MAKABRE nga vrasja e shqiptarit në Itali, pista e hetimit

E lidhën në pemë dhe e torturuan para vrasjes/ Detaje MAKABRE nga

Orë pas ore zbardhen detaje që e bëjnë më të komplikuar zbardhjen e autorësisë së vrasjes së emigrantit shqiptar Fatmir Ara në Itali. 

Atuorët e krimit kanë qënë disa, viktima është torturuar para se të vritej e automjeti në përdorim të tij është djegur.

Sipërmarrës i vogël ndërtimi i firmës "Nuova Edile" e regjistruar rregullisht prej vitit 2012, banues në komunën Mathi në provincën e Torinos, Fatmir Ara kishte precedent penalë për trafik droge, i akuzuar në të shkuarën si kapo i një bande trafikantësh që fitonin mbi 700 mijë euro në vit, por që prej një viti e kishte shlyer dënimin me drejtësinë italiane.

Fatmir Ara është torturuar, lidhur në një pemë. Është rrahur, plagosur disa herë me thikë e më pas është masakruar më goditje armë zjarri që për hetimet e para janë më shumë se një, e ndoshta me psitoletë e pushkë.

Makina nuk ishte e vëllait 

Por jo vetëm, automjeti në përdorim të viktimës, i gjetur i djegur, një stacion vagon, nuk është në pronësi të të vëllait siç u komunikua fillimisht, por në pronësi të një shqiptari tjetër që është i padisponueshëm prej disa javësh e nuk po gjendet të merret në pyetje nga autoritetet.

Autori nuk ishte vetëm

E autori i krimit të Fatmir Ara nuk ishte i vetëm e ndoshta më shumë se dy o tre.

Hetuesit italianë po hetojnë në të gjitha pistat me pyetjet se pse është torturuar e më pas ekzekutuar Miri, siç e thërrisnin të gjithë sipërmarrësin emigrant shqiptar.

Fatmir Ara i gjetur viktimë ditën e shtunë në mbrëmje 3 shtator, në fushat e komunës së San Carlo Canavesse, ishte baba i katër fëmijëve, dy me bashkëshorten e parë e dy fëmijë të tjerë më partneren e tij të dytë me të cilën jetonte.

Fatmir Ara me shumë gjasa i njihte autorët e krimit e ndoshta kishte rënë në një kurth ku dhe u ekzekutua.

Në bazë të dëshmive e të dhënave të mbledhura deri tani Prokurorët italianë kanë ndërtuar orët e fundit të jetës së Fatmir Ara, i cili kishte dalë nga banesa në orën 7.30 të mëngjesit të së premtes, 2 shtator 2022,  për të shkuar në punë e më pas është zhdukur..

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore