
U kap në flagrancë me drogë, arrestohet 26-vjeçari nga Lazarati
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar nga Lazarati pasi gjatë një kontrolli të ushtruar iu gjet rreth 500 gr lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.
I arrestuari është F. Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
F. Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi F. Gj. dispononte lëndë narkotike, organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjyqtarja Hoxha para KLGJ me pranga në duar: Proces i padrejtë! (video)
Historia e plotë >

Ç’po ndodh në Elbasan? FNSH aksion të papritur
Historia e plotë >
Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, plagoset një 21- vjeçar
Historia e plotë >




Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
