Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“U fejuan dhe martuan për 10 ditë”/ Flet kushëriri i gruas që u vra nga bashkëshorti: Nuk ka pasur mundësi...

“U fejuan dhe martuan për 10 ditë”/ Flet kushëriri i

Një krim makabër ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili.

Viktima ishte në javën e fundit të pritjes së ëmbël e cila u kthye në tragjedi. Burri me të cilin ishte në proces ndarje ia mori jetën gruas dhe fëmijës dhe më pas u largua.

Ngjarja dyshohet se ndodhi  teksa i dyshuari dhe viktima ndodheshin para klinikës, ku fillimisht kishin pasur një zënkë. Policia e ka shpallur në kërkim autorin.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje telefonike ishte një kushëri i së ndjerës.

Ai u shpreh se Hamide ka pasur urdhër mbrojtje dhe e ka denoncuar Sokolin para 4 muajsh, pasi i ka kërkuar divorcin. Kushëriri i Magashit shtoi se fejesa dhe martesa kanë ndodhur brenda 10 ditësh, shumë shpejt.

“Shumë, shumë ngjarje e rëndë. Ishim të afërt. Divorcin e ka bërë me rregull dhe ndodhi para 4 muajsh. Arsyet e ndarjes kanë qenë për shkak të dhunës.

Ka bërë denoncim në polici, nuk ka pas mundësi me dal nga shtëpia e burrit. Kur bëri denoncimin u nda. Ka pasur urdhër-mbrojtje, policia ka qenë në dijeni për këtë. Unë nuk kam pasur kurrë kontakte me Sokolin.

Shumë shpejt u martuan, për një javë, 10 ditë. Nuk e di se çfarë të them, për 10 ditë u fejuan dhe martuan e shkoi te shtëpia e burrit”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore