Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përplasja horror tek ambasada italiane/ Policia reagon për të riun që shkaktoi aksidenti: Nuk u favorizua

Përplasja horror tek ambasada italiane/ Policia reagon për të

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me të riun Stiverjan Dashi, i cili përtej limitit të shpejtësisë shkaktoi aksidentin e tmerrshëm tek ambasada italiane, ku për fat nuk pati viktima.

Policia sqaron se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.

Sipas burimeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.

NJOFTIMI I POLICISË
Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se:
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.
Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.
Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja fatale.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore