
U dogj i gjallë në makinë, kush ishtë 27-vjeçari që iu bë atentat me ekspoziv në rrugën e Saukut
Një atenatat me lëndë eksplozive ka trondit ditën e sotme qytetin e Tiranës, dhe ka rezultuar fatal për një 27-vjeçar.
Atentati i është bërë 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikajt, i cili u transportua menjëherë drejt spitalit të Traumës, por nuk mundi t’iu mbijetonte djegieve në trup.
Mësohet se Sadikaj, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra është nga qyteti i Beratit dhe ka qenë më parë i proceduar për tentativë vrasje.
Gjithashtu mësohet se automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.
“Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin shtesë të Policisë së Tiranës.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




