
U dhunua barbarisht në mes të Tiranës, qeveria keniane merr vendimin e prerë për 22-vjeçaren
Pas dhunës barbare që përjetoi keniania Joy Aok është nisur sot drejt vendlindjes, Kenia.
Lajmi u bë me dije nga ministria e Jashtme e Kenias, e cila njoftoi kthimin e së resë.
Në një deklaratë të bërë publike më 25 janar, Departamenti i Shtetit për Çështjet e Diasporës, njoftoi se po organizonte riatdhesimin e saj pasi gjendja e saj u përkeqësua.
“Ne e ndjemë se ishte e përshtatshme dhe në interesin më të mirë të Aokos ta sillnim në shtëpi për të përfunduar udhëtimin e saj të shërimit mes të dashurve të saj”, thuhej pjesërisht në letër.
Ndërkohë ministria e Jashtme shtoi se Aoko e cila prej muajsh ishte e shtruar në spital në Shqipëri, kishte nevojë për kujdes të specializuar mjekësor.
“Ajo u shtrua në spital për trajtim dhe është në gjendje kritike. Fatkeqësisht, ajo kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik që nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri”, tha Ministria e Jashtme e Kenias.
Joy së bashku me nënën e saj pritet të mbërrijë në aeroportin Wilson në orën 20:00, ku do të pritet nga Roseline Njogu, sekretarja e parë për Çështjet e Diasporës.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




