Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U dënua për shfytëzim prostitucioni, LIROHET nga burgu Ilir Bajri (Detaje)

U dënua për shfytëzim prostitucioni, LIROHET nga burgu Ilir Bajri

Lirohet nga burgu në Itali Ilir Rustemi Bajri, vëllai i Safet Bajrit. Ai u ekstradua në muajin mars në Itali, pasi kishte për të vuajtur një dënim me 5 vite e gjashte muaj për shfrytëzim prostitucioni.

Bajri ka mbërritur në Shkodër 3 javë më parë.

Kush është Ilir Rustemi (Bajri)

Me 4 gushtit të vitit 2006, Ilir Bajri Ilir akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.


Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore