Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U denoncua nga i ati për dhunë/ I riu në Tiranë grushte policit brenda në rajon dhe largohet

U denoncua nga i ati për dhunë/ I riu në Tiranë grushte

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për dhunë familjare dhe ndaj forcave policore.

Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale "Dhuna në familje" pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme "Shqiponjat".

Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës", "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë" dhe "Dhuna në familje", dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore