Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

U denoncua nga Fiks Fare, biznesmeni Arben Reli shpallet në kërkim për ndërtim pa leje

U denoncua nga Fiks Fare, biznesmeni Arben Reli shpallet në kërkim

Biznesmeni Arben Reli shpallet në kërkim nga policia. Sipas burimeve të gazeta “Shqip”, policia e qytetit të Korçës ka shkruar në resortin Morava  për ta marrë në pyetje pas investigimit tronditës të transmetuar nga emisioni Fiks Fare, ku hoteli ishte ndërtuar pa lejen e institucioneve të reja.

Aksioni i policisë për kapjen e Relit u ndërmor ditën e djeshme, por uniformat blu konstatuan se biznesmeni ishte larguar nga hotel Morava Resort. Pas kësaj situate, policia ka vendosur që të deklarojë dhe ta shpallë si person në kërkim Arben Relin.

Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel  në investigimin e kryer theksonte se Reli kishte ndërtuar dhe më pas kishte përuruar ambientet e reja të resortit pa ndonjë leje ndërtimi.

Bashkia e Korçës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimit pas vitit 2017. Fiks Fare u interesua në Bashkinë e Korçës nëse punimet e reja për ndërtimin e dhomave të hotelit, barit apo pjesëve të tjera të këtij resorti, kishin apo jo leje ndërtimi. Gazetarët e "Fiks Fare" biseduan me drejtoreshën e Urbanistikës, znj, Zhaneta Pepo, e cila tha se leja fillestare për resortin ka dalë nga Këshilli i Qarkut Korçë.

"Në momentin që është dhënë leja e ndërtimit, leja e ndërtimit ka dalë nga Këshilli i Qarkut, sepse bashkia në atë kohë, nuk ishte bashki e madhe dhe nuk e përfshinte. Leja mund të jetë e 2010-ës, ajo ka shumë vite që ka nisur ndërtimi", thotë ajo, duke shtuar se "në momentin që kërkon rifreskimin e lejes, e merr në bashki, sepse këshilli i qarkut nuk ka më KRRT". 

Kështu Resorti "Montrelux" (Morava Resort)  në qytetin e Korçës, i cili u "përurua" edhe nga disa ministra të kabinetit Rama, është ndërtim pa leje.

Për të gjithë këto shkelje, Reli, i ikur në drejtim të paditur duhet të japë sqarime përpara policisë.

Kjo është e disata herë që Arben Reli përballet me drejtësinë. Më herët ai është akuzuar se ka legalizuar 3 vila që nuk ishin ndërtuar. Me manovrat e tij, ai arriti ti shmanget drejtësisë. Të shohim nëse do të shpëtoj sërish kësaj here.

U denoncua nga Fiks Fare, biznesmeni Arben Reli shpallet në kërkim

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore