Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U asfiksua dhe u dogj nga zjarri, del EMRI i pronarit të hotelit në Divjakë

U asfiksua dhe u dogj nga zjarri, del EMRI i pronarit të hotelit në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Divjakë. Një 60-vjeçar, i identifikuar si Llambri Marku, ka humbur jetën në një nga dhomat e hotelit të tij, pas rënies së zjarrtit. 60-vjeçari është asfiksuar dhe ka mbetur i bllokuar brenda duke pësuar djegie dhe më pas ka humbur jetën. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore