Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U arrestua për tritolin në banesën e Dukës/ Çfarë deklaroi 34-vjeçari, në polici rezultonte i...

U arrestua për tritolin në banesën e Dukës/

Po hetohet ende shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës, teksa policia ka arrestuar rreth 24 orë pas ngjarjes autorin e dyshuar.

Ndaj Arlen Hasanaj janë ngritur dy akuza, megjithatë nuk e ka pranuar krimin.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Mësohet ndërkaq se Hasanaj nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga policia. Arrestimi ka ardhur pasi u vërtetua nga lëvizjet që bëri nëpërmjet kamerave të sigurisë.

34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës,  nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore