Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata “vulos” masën e sigurisë për ish-shefin e policisë së Dhërmiut

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata “vulos”

Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar 11 gusht në Berat, pas 5 vitesh arrati ka dalë mëngjesin e kësaj së shtune përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga shkalla e parë.

Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj tij vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ai u arrestua në Berat mbrëmjen e 11 gushtit e më pas u transportua për në Tiranë. Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal.

Sokol Bode kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Britania, ku qëndronte i fshehur pas shpalljes në kërkim dhe dënimit në mungesë për përfshirje në trafik droge. Ai u shpall fajtor pasi SPAK e akuzonte si bashkëpunëtor të grupit të Habilajve.

Bode u hetua në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorin e policisë, Vlorë Jaeld Çela të dy të dënuar me nga 3.4 vite burg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore