Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

2 vite burg për Adriatik Llallën! Bledi Mane: Neveritëse, si u katandis kështu "peshku i Gramshit"

2 vite burg për Adriatik Llallën! Bledi Mane: Neveritëse, si u

Bledi Mane e ka cilësuar si “neveritëse”, situatën në lidhje me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili pretendohet se është arratisur drejt vendeve të BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Mane I drejton një mesazh Llallës, ndërsa thekson se “të mos bëjë gafë të kërkojë azil në Europë”.

Mane thekson se që të “shpëtojë nga turpi”, Llalla do ishte më mirë të vinte të bënte dy vite burg tek 313, “sesa t’u zërë derën kushurinjve në Gjermani”.

Postimi i Bledi Manes:

“Neveritëse, si u katandis kështu Adriatik Llalla. Dikush duhet ti thotë ish prokurorit të përgjithshëm të mos bëjë gafë të kërkojë azil politik në asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian. Reforma e drejtësisë në Shqipëri po financohet nga vendet evropiane të cilat po ngulmojnë në arrestimin e peshqve të mëdhenj e nuk do kishte sens që peshku i Gramshit të shkojë të fshihet nëpër Evropë.

Të morën më qafë Berisha me Metën, të përdorën, të mikluan, të shtrydhën, të flakën e të lanë edhe pa atdhe. Më mirë kthehu, bëj dy vjet burg me viktimat e tua në burgun 313 sesa tu zesh derën kushurinjve të tu në Gjermani!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore