Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U ankimua nga Meta/ Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për të shqyrtuar shembjen e Teatrit Kombëtar

U ankimua nga Meta/ Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës për shqyrtimi  e çështjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se seanca do të mbahet më 3 qershor.

Njoftimi është bërë zyrtar nga vetë kjo gjykatë në faqen e saj në internet dhe sy institucion u vu në lëvizje pas ankimit të bërë nga ana e presidentit Ilir Meta.

Njoftimi i plotë:

Seancat e ditës 03 Qershor, 2021

Kërkues   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Subjekti i interesuar Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia e Tiranës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

ObjektiShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””. Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore