Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tymi i zi 'pushtoi' Skraparin, zbulohet shkaku i rënies së zjarrit në fasoneri

Tymi i zi 'pushtoi' Skraparin, zbulohet shkaku i rënies së

Zjarri masiv që përfshiu një fasoneri këpucësh dhe çantash në Skrapar dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike në një prej makinerive.

Detajet e reja nga vendi i ngjarjes tregojnë se kompania e përpunimit nuk kishte asnjë punonjës brenda. Në fabrikë ndodheshin vetëm drejtuesit, të cilët po mbyllnin punën në momentin e rënies së zjarrit.

Punonjëset ishin larguar në orën 17.00, atëherë kur mbyllnin edhe turnin.

Materiali në sasi të madhe që ndodhej në fabrikë ka ndihmuar flakët të përhapeshin me shpejtësi, duke shkrumbuar godinën. Në afërsi të kësaj fasonerie ndodheshin edhe 2-3 banesa.

Ndonëse zjarrëfikësit kanë pasur edhe lumin e zonës pranë fabrikës, flakët e kanë dëmtuar tërësisht fasonerinë. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore