Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Tym i bardhë"/ Basha bind Nard Ndokën, ja ku do kandidojë kreu i Partisë Demokristiane

"Tym i bardhë"/ Basha bind Nard Ndokën, ja ku do

Arrihet marrëveshja mes kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit.

Pas disa orësh, dy krerët e partive duket se kanë rënë dakord me njëri-tjetrin, për të hyrë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni.

Sipas informacioneve të para, Ndoka pritet të jetë pjesë e listës së Shkodrës, poshtë vendit të 5-të.

Ndërkohë vijojnë takimet në selinë e PD për të konkretizuar marrëveshjen dhe për ta dorëzuar në KQZ.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu, ka deklaruar pas takimit në selinë blu, se kanë marrë kohën e tyre për të diskutuar mbi propozimin e bërë nga PD-ja.

Shehu deklaroi se ka kërkuar nga Partia Demokratike përfaqësi politike, në bazë të peshës elektorale që ka FRD, ndërsa u shpreh optimist se marrëveshja do të arrihet.

Kujtojmë se mesnata e kësaj të mërkure është vendosur si afati i fundit nga KQZ-ja për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.

Partitë e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, pritet të jenë:

PARTIA DEMOKRATIKE – Kryetari, Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Kryetari, Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Kryetari, Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Kryetari, Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Kryetari, Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Kryetari, Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Kryetari, Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Kryetari, Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Kryetari, Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Kryetari, Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Kryetari, Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Kryetari, Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Kryetari, Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Kryetari, Dhimitër Muslia”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore